Sërish është kthyer mjegulla, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin rrugor. Sipas burimeve të Drenica Press mjegulla e dëndësuar ka përfshirë rrugën Skenderaj – Drenas, sidomos në hapësirën prej fshatit Tërstenik e deri në hyrje të Drenasit.
Edhe Policia e Kosovës bënë thirrje shoferëve të kenë kujdes në vozitje, duke përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike, pasi dukshmeria nga mjegulla është zvogëluar dukshëm.