Reshjet e borës që kanë rënë këto ditë në tërë territorin e Kosovës kanë krijuar vështirësi në komunikacion.
E probleme me rrugët e pa pastruara nuk ka vetëm Prishtina, me probleme të tilla përballet edhe komuna e Podujevës, transmeton Indeksonline.
Mu në qendër të kësaj komune rrugët nuk janë pastruar fare dhe shihet se veturat mjaftë me vështirësi po qarkullojnë.
Por nga kjo gjendje kanë “përfituar” disa fëmijë të cilët kanë shfrytëzuar për skijim. Fotografitë janë realizuar nga Mergim Muçolli.