Një mëlçi e shëndetshme do të thotë shëndet i mirë dhe shumë energji.
Mëlçia është organi më i rëndësishëm që drejton sistemin e trupit tonë, kështu detoksifikimi dhe pastrimi i mëlçisë është thelbësor.
Ka shumë metoda për pastrimin e mëlçisë dhe kjo metodë me rrush të thatë është tepër e njohur në mjekësinë alternative ruse.
Është e rëndësishme të zgjidhni rrush të mirë, të errët ose ngjyrë kafe. Rrushi me cilësi nuk ka shkëlqim.
Përbërësit e nevojshëm: Rrush i thatë dhe ujë.
Si ta përgatisni?
Bëni këtë në mëngjes: ½ filxhan rrush të thatë vendoseni në ujë të nxehtë, lëreni për 15 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë. Vendoseni rrushin e thatë në një gotë me ujë në temperaturën e dhomës. Lëreni atje gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, me stomak bosh, pini nga ky lëng dhe hani rrush. Shtrihuni në shtrat rreth 2 orë dhe vendosni një kompresë të ngrohtë (shishe me ujë të nxehtë) në anën e djathtë të barkut.
Përsëriteni këtë procedurë një herë në javë, për një muaj. Detoksifikimi duhet të kryhet dy herë në vit./b.l/noa.al/