Ai ka thënë se vetëm duke qenë të bashkuar mund të radhitemi te shtetet evropiane, raporton KOSOVANEWS
Shih postimin e plotë të tij:
Të nderuar qyetarë të Republikes së Kosoves,
Të dashur veteranë të luftes së UÇK-së
Bashkëluftarë të mi:
Ashtu siç e kuptuam domosdonë e luftës për LIRI,
– në prag të festës së Vitit të Ri 2016, para se t’ju uroj,
– dua të ju thërras që secili prej nesh, në vitin që po hyjmë,
– të reflektojë mbi rrugën e kaluar së bashku e sidomos të reflektojë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës!
Ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë.
Bashkërisht me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara evropiane.
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese në punën tuaj.
Uroj komunikim dhe transparenc për gjdo vendim të rëndesishëm për Vendin.
Gëzuar Vitin e Ri 2016!
Rrustem Mustafa /KOSOVANEWS