Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes së fundit, nga Kryeministri Mustafa, është me rëndësi të madhë, raporton Gazeta Blic.
Rrustem Mustafa: MSA, një hap shumë i rëndësishëm
Sipas tij, obligimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje, duhet t’u përkushtohemi të gjithë.
Ja postimi i tij i plotë:
Normalizimi i vendit po fillon: rendi, ligji, edukimi, zhvillimi..!!
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së është një hap shumë i rëndësishëm i cili vendos marrëdhënje gjithëpërfshirëse kontraktuale të Kosovës me BE-në.
Obligimet dhe detyrat që dalin nga kjo marrëveshje ne duhet t’i marrim me seriozitet dhe përkushtim për zbatimin e tyre në kohën e caktuar, në mënyrën e duhur nga të gjitha institucionete vendit tonë duke filluar nga zyrtarët e lartë shtetror deri te masa (populli).
Ne si popull jemi të vetëdijshëm se çdo herë kemi luftuar kundër padrejtësive që na janë bërë, kemi sakrifikuar e flijuar mjaft deri tani duke dashur që një ditë të jetojmë në një ambient të Lirë, të Sigurt, me një mirëqenje sikurse shoqëritë e qytetruara, tash me shumë se kurr kërkohet vetëdijësimi dhe luftimi kundër të gjitha dukurive të cilat e dëmtojnë vendin tonë,shoqërinë tonë!
Duke respektuar Ligjin,duke u kujdesur për Rendin,duke kontribuar ne Edukimin e mirëfillt,duke kritikuar haptazi çdo dukuri që cenon apo dëmton shoqërinë tonë, në këtë mënyrë ne do e ndriçojmë rrugën tonë dhe shpejt do arrijm te vendi për te i cili jemi përcaktuar.
Duke i përmbushë këto kritere ne do e kemi lehtë që të integrohemi në shoqëritë e civilizuara të BE-së!