Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të një dite më parë të zyrtarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera ka thënë se ky subjekt nuk ka se Çfarë të humb. Berisha, përmes një statusi, thekson se përfaqësuesi i Vetëvendosjes më në fund, në mes tjerash, pranoi se ky subjekt nuk ka se Çka të humb më dhe kjo, sipas tij, arsyeton Çdo veprim për të penguar jetën institucionale.
“Zot ruaje këtë vend nga humbësi që ka humbur Çdo gjë, përfshirë dhe shpresën për t’u ringjallur ndonjëherë. Rreziku për shtetin dhe qytetarët sa vjen dhe shtohet, e sidomos nëse edhe më tutje veprimet dhe dhuna e fundit, tolerohet”, thekson Berisha, duke bërë thirrje që të gjithë të vihen kundër dhunës sa nuk është bërë vonë, “sepse koha do na ndëshkojë”.