Lajmet e fundit

Rugova nuk mohon mundësinë që Isa të bëhet President e Thaçi Kryeministër

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila udhëheq me Qeverinë nëpërmjet të parit të saj Isa Mustafa, e vlerësojnë të mundshëm ridizajnimin e Qeverisë, me ç’rast Mustafa mund të ndërronte vendet me Thaçin, i cili sipas marrëveshjes aktuale do të zgjidhej President i vendit.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugva nuk mohon mundësinë që Isa Mustafa të bëhet President e Thaçi Kryeministër.

“Gjithçka është e mundur por nuk mund të komentoj për këtë çështje”, ka thënë Rugova për gazetën Tribuna.

Presidentes së Kosovës Ayifete Jahjaga i skadon mandati pesë vjeçar në prill të vitit 2016.

Ndërkohë në PDK e kanë mohuar një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.