Lajmet e fundit

Rugova:Deputetët e LDK-së janë të obliguar të votojnë Thaçin president

haki rugovaKrerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të bindur se Hashim Thaçi do të zgjedhet president i vendit.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për ORAinfo se pret nga deputetët e LDK-së që ta votojnë Hashim Thaçin për president.
Sipas tij, deputetët e LDK-së, janë të obliguar që ta respektojnë marrëveshjen e arritur me PDK-në, marrëveshje e cila e bën Hashim Thaçin president.
“Ekziston një marrëveshje politike në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe unë pres që deputetët e LDK-së ta respektojnë atë marrëveshje. Mendojë se këto janë parimet obligative që i obligonë deputetët tonë që të respektojnë marrëveshjen e bërë në mes të liderëve politik”, ka thënë Rugova për ORAinfo.
Ai ka thënë se LDK do të bisedojë me të gjithë e saj dhe t’i bindë ata se marrëveshja duhet të respektohet.
“Ka kohë ende, ne do bisedojmë me ta dhe do të shohim se çfarë do të del prej kësaj”, ka thënë Rugova.
Ndërsa nuk ka dashur të flas se çfarë do të ndodh me deputetët e LDK-së të cilët nuk do të votojnë Thaçin për president.
Në muajin prill pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë Hashim Thaçin për president. Zgjedhja e tij në këtë post parashihet edhe në marrëveshjen e koalicionit qeverisës, mes PDK-së dhe LDK-së.
Deri me tani të paktën gjashtë deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë Thaçin president, madje ata kanë kërcënuar se nuk do të qëndrojnë as në seancë duke tentuar që të pamundësojnë korumin për fillimin e procedurave të zgjedhjes së presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.