Nuk po i besojnë as aleatit më të madh të Kosovës.
Bile këta rugovas po thonë se Departamenti i Shtetit Amerikan nuk i kishte analizuar hartat e duhura për definimin e kufirit me Malin e Zi.
Banoret e Rugovës janë të bindur që vija kufitare mes këtyre dy shteteve nuk përputhet me kushtetutën e 74-ës me të cilën ndarje ata pajtohen,njofton Klan Kosova.
Meqë amerikanët nuk e kanë përcaktuar këtë vijë, Selimaj e tha shkurt e shqip.
Por me atë që këta banorë pajtohen është e para e shtetit Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar formimin e një komisioni të ri.