Lajmet e fundit

Rusët të dëshpëruar, nuk po arrijnë t’i lexojnë të dhënat nga aeroplani që rrëzuan turqit

Ekspert rusë deri me tash nuk kanë arritur t’i lexojnë të dhënat nga kutia e zezë e aeroplanit “SU-24”, të cilin e rrëzoi për toke ushtria turke në kufirin turko-sirian muajin e kaluar, ka njoftuar ushtria ruse.

Zëvendësshefi i shërbimit informativ të Ushtrisë Ruse, Sergej Bainetov ka thënë se leximi i të dhënave ka zbuluar se 13 nga 16 mikroçipat janë shkatërruar plotësisht, derisa tre të tjerët janë dëmtuar, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, sipas fjalëve të tij, një mikroçip nga kutia e zezë “Suhoj – 24” ndoshta është mjaftueshëm në gjendje të mirë që të nxirren të dhënat nga ai.

“Mikroçipi BDD5 ndoshta ende është operativ, pasi që me xhirim rëntgen nuk është vërejtur ndonjë dëmtim”, ka thanë Bainetor, raporton agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Ai ka theksuar se komisioni që lexon rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus është duke e shqyrtuar mundësinë që të përfshijë ekspertë rus nga institutet kërkimore, në mënyrë që të ndihmojnë në deshifrimin e të dhënave nga kutia e zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.