Lajmet e fundit

Rusi: Janë identifikuar grupet terroriste që e rrëzuan aeroplanin

Shefi i Shërbimeve federale të sigurisë në Rusi, Alexander Bortnikov, tha se Rusia i ka indentifikuar grupet që kanë dorë në eksplodimin e aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë ruse, që u rrëzua në gadishullin Sinaj të Egjiptit, duke i vrarë të 224 njerëzit në aeroplan.

Zoti Bortnikov nuk ka specifikuar se cilat grupe ishin të përfshira në sulmin me bombë më 31 tetor, në aeroplanin e udhëtarëve, ku kryesisht ishin shtetas rusë, që fluturonin nga pushimorja egjiptiane, Sharm el-Sheik, për në Shën Petersburg në Rusi.

“Ne afërsisht e dimë se kush ka mundur të jetë përgjegjës për këtë. Por, ka shumë punë para nesh”, u tha dje gazetarëve në Moskë, zoti Bortnikov

Leave a Reply

Your email address will not be published.