Lajmet e fundit

Rusi, libri me thënie të Putinit u dhurohet zyrtarëve si dhuratë për Vitin e Ri

Zyrtarët në të gjithë Rusinë,  kanë pranuar një dhuratë për festat e fundvitit. Dhurata është libri 400-faqesh në të cilën janë të botuara citimet ‘profetike’ të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas gazetës RKB, ‘fjalët e drejta që ndryshuan botën’ u janë dërguar më shumë se 1 mijë zyrtarëve në tërë Rusinë, transmeton KOSOVANEWS.
Librin e kanë pranuar deputetë, guvernatorët rajonalë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Në letrën shoqëruese me dhuratën e bërë nga presidenti rus, thuhet se libri duhet parë si një udhëzues për ‘vlerat dhe parimet udhëzuese’.
Poashtu është raportuar se ne takimin e fundit të zyrtarëve në Rusi është kërkuar që ‘libri të lexohet nga secili’.

Në libër janë përfshirë tekstet e 19 fjalimeve nga Putini, të cilat nxjerrin në pah thëniet kryesore dhe më të guximshme në ngjarjet botërore. Më mesin e teksteve janë edhe fjalimet e mbajtura në vitin 2007, në Mynih, kur Putini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara në lidhje me dominimin e rendit global, si dhe fjalimet e vitit 2014 para parlamentarëve rusë, ku mbrohet aneksimi i Krimesë, transmeton KOSOVANEWS.

Libri është redaktuar dhe botuar nga Netëork, një lëvizje rinore pro-Kremlinit.
“Ne kemi parë se gjithçka që ka thënë Putini është e vertëtë,” tha Anton Volodin. “Fjalët e Putinit mund të përshkruhen si profetike,” tha ai./KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.