Rusia e ka futur në listë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, sipas në një dokument të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, thuhet në një raport të publikuar nga Reuters.
Reuters ka raportuar se dokumenti për “Strategji të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse” është ndryshuar nga versioni i nënshkruar nga ish-presidenti Dmitry Medvedev, në të cilën si kërcënim nuk përmendej as SHBA dhe as NATO, transmeton lajmi.net. Rusia vazhdon të zgjidh konfliktet globale të shkaktuara nga disa reagime nga Perëndimi, thuhet në këtë dokument.
Kjo është hera e parë që Rusia zyrtarisht e ka emëruar SHBA-në si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.
Sipas këtij dokumenti, për të cilin raporton Reuters, Rusia pretendon se fuqizimi i saj global ka shkaktuar “kundërveprime nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, të cilët po përpiqen që të rruaj dominimin e tyre në çështjet globale”. Në Dokument pohohet se presionet perëndimore me gjasë do të çojnë në rritjen e “presionit politik, ekonomik, ushtarak, informativ”, në Rusi.
Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë në pikën më të keqe që prej Luftës së Ftohtë, pas aneksimit rus të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014. Perëndimi gjithashtu ka akuzuar Moskën zyrtare se ka dërguar armatim, trupa dhe po mbështetë mbështetësit pro-rus në Ukrainë, akuza këto që Moska i hedh poshtë.
Në këtë dokument të nënshkruar nga Putin, Rusia e akuzon SHBA-në dhe Bashkimin Evropian se po mbështetë një grushtshtet anti-kushtetues në Ukrainë”, pretendime këto që do të thellojnë çarjen në mes të Moskës dhe Perëndimit.
Zgjerimi i NATO-s po ashtu është përmendur në këtë dokument të sigurisë së Rusisë. Kjo gjë duket se e shqetëson Moskën. Aty thuhet po ashtu se SHBA po ashtu ka zgjeruar laboratorët ushtarak të saj në vendet fqinje.