Banka Qendrore e Rusisë, ka lansuar një kartëmonedhë 100 rubla, në të cilat shfaqet Sevastopol dhe Republika e Krimesë.
Rusia konfirmoi se në njërën anë shihet kalaja e “Swallow’s Nest” e Krimesë kurse në anën tjetër shihet fari që është simbol i “Sevastopol Bay”.
Gati dy vjet më parë gadishulli i Krimesë u “ribashkua” me Rusinë, transmeton Klan Kosova.
Operacioni për të pushtuar Krimenë kishte filluar më 27 shkurt 2014 dhe brenda një muaji Putini nënshkroi një traktat për ta aneksuar Krimenë.
Megjithëse shumë shtete perendimore ende nuk e njohin aneksimin e Krimesë nga Rusia, për shkak të ndërhyrjeve ushtarake, ndërhyrje të cilën Rusia natyrisht që e mohon.