Tensionet në Lindjen e Mesme kanë eskaluar kur Turqia sulmoi një avion ushtarak rus. Për këtë Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka akuzuar Rusinë, ndërsa këta të fundit kanë njoftuar se do të vendosin raketa anti-ajrore në Siri.
Të mërkurën ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoygu në një cicërim në Twitter, tha se vendi do të vë raketa S-400 në sistemin ajror të mbrojtjes, në bazën e saj Hmeymim, pranë Latakia, në bregdetin e Mesdheut të Sirisë. Raketat kanë një gamë prej 250 kilometra (155 milje), sipas faqes së internetit missilethreat.com. Kufiri turk është më pak se 45 kilometra (30 milje) larg, shkruan CNN.
Kjo është diskutuar si një retorikë luftarake nga të dyja anët. Mandje, Rusia dhe Turqia kanë akuzuar njëra tjetrën për mbështetje të terrorzimit, transmeton Gazeta Express.
Pas kësaj edhe Ministri rus i Bujqësisë, ka thënë se kanë forcuar kontrollimin mbi ushqimet e importuara nga Turqia. Në një njoftim në faqen e Ministrisë së Bujqësisë ai tha se “ do të ketë kontrolle shtesë në kufi”.
Përveç kësaj, Trupi Mbrojtjes i Konsumatorit Shtetërore të Rusisë tha se kishte shqetësime në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e veshje, mobilje dhe në produktet me origjinë nga Turqia. Disa agjenci turistike ruse kanë thënë tashmë do të pakësojnë paketën e udhëtimeve për Turqi- që ka qenë një destinacion i preferuar për shumë pushuesit ruse.