Lajmet e fundit
Rusia i përgjigjet Serbisë në lidhje me arrestimin e Gjuriqit

Rusia i përgjigjet Serbisë në lidhje me arrestimin e Gjuriqit

2016-12-12T163442Z_1564730133_LR1ECCC1A1JUH_RTRMADP_3_SERBIA-RUSSIA-650x358Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, në një përgjigje ndaj homologut të tij serb, Ivica Daçiq, ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i jashtëm serb u kishte dërguar letër të gjithë përfaqësuesve të OKB-së, ku kishte shprehur shqetësimin e tij për këto ngjarje, transemton lajmi.net.
Ndërkaq, siç citojnë mediat serbe, në letren e kthyer dje nga Lavrov shprehet pajtimi i tij me të gjitha shqetësimet e ngritura nga Serbia për ngjarjet në Veri.
Sipas Lavrov, këto shqetësime janë adresuar edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB dhe në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, kjo letër e Lavrov tek Daçiq është përcjellë gjatë ditës së djeshme nga ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, gjatë takimit me Daçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.