Lajmet e fundit

Rusia kërkon nga Turqia arrestimin e rebelëve që vranë pilotin rus

Zyrtarët në Moskë kanë kërkuar nga Ankaraja që të arrestojë rebelët që kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e pilotin rus që drejtonte bombarduesin e rrëzuar nga Turqia muajin e kaluar.

“Kërkojmë nga Qeveria e Turqisë që të ndërmarr hapa të menjëhershëm për të arrestuar Alparslan Celikun, bashkëpunëtorët e tij, dhe t’i sjell përpara drejtësisë për vrasjen e pilotit rus”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakharova, transmeton KosovaPress.

Që të dy pilotët që gjendeshin në bombarduesin rus kishin shpëtuar nga sulmi duke u hedhur me parashutë, por njëri nga ta ishte vrarë nga rebelët me të prekur në tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.