Rusia është duke e shqyrtuar nëse do të ndjekë SHBA-në dhe aleatët e saj në kryerjen e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik, ka deklaruar Vladimir Putin.
Këtë koment Presidenti i Rusisë e bëri pas takimit me Barak Obamën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .
Rusia nga ana e saj tha se do të ‘ishte gabim i madh’ nëse nuk bashkëpunohet me Bashar al-Assadin, transmeton Gazeta Blic. Megjithatë, SHBA-të dhe Franca kanë këmbëngulur se presidenti sirian Assad duhet të japë dorëheqje.
“Ata nuk janë qytetarë të Sirisë dhe kështu që nuk duhet të përfshihen në zgjedhjen e udhëheqjes së një vendi tjetër,” tha Putin në përgjigjje të kërkeses së SHBA-së dhe Francës, transmeton Gazeta Blic.
Rusia do të kryejë sulme ajrore vetëm nëse ato janë të miratuara nga Kombet e Bashkuara, tha ai.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin, takuan për 90 minuta në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, të cilin takim Putini e quajti ‘shumë konstruktiv dhe të sinqertë.”
Ndërsa, sipas një zyrtari të lartë të SHBA-së, të dyja palët kanë rënë dakord për të hapur linjat e komunikimit për të shmangur konfliktin ushtarak aksidental në rajon.