CNN shkruan se involvimi i Rusisë në konfliktin e Sirisë ka shënnuar pikë kthese në luftën që ka filluar në vitin 2011, duke lënë të vdekur më shumë se 250,000 njerëz.
Rusia nuk ka qëllimtë bombardojë ISIS-in por ka motive të fshehta, të shpërbëj kundërshtarët e Bashar al-Assadit për ta mbajtur atë në pushtet, dhe ta ndërtoj një bazë në Turtus, pasi është pikë e një rëndësie strategjike për shkak të lidhjeve të përshtatshme me Mesdheun.
“Sikurse hapësira ajrore e Sirisë nuk ishte e mbushur mjaftueshëm, Rusia i është bashkuar shteteve që po bombardojnë në Siri”, ka shkruar me ironi CNN, transmeton Indeksonline.
Presidenti sirian Vladimir Putin për javë të tëra po përgaditet për sulmet ajore që posa kanë nisur, duke dërguar pajisje dhe ekipe në lokacione të ndryshme në Siri.
Sipas CNN, ekspertët konsiderojnë se përderisa Rusia thotë se po godet caqet e ISIS-it, gjatë bombardimeve të së shtunës, doli se qëllim nuk ishte bombardimi i ISIS-it, por se në këtë mes ka motive të fsheht