Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë sot në Beograd se “Rusia është për Serbinë, sikur nëna për fëminë”.
Ai ka bërë këto komente gjatë një takimi me minsitrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, që u zhvillua në Beorgad, gjatë samitit ministerial të OSBE-së.
“Njeriu ka miq në tërë botë, por më se tepërmi e kujton nënën. Kështu edhe Serbia, kur më së tepërmi i duhet ndihmë, e kujton Federatën Ruse pasi ndihma e saj përgjatë historisë asnjëherë nuk ka munguar”, ka thënë Nikoliq, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, presidenti serb ka thënë se shteti i tij është kundër sanksioneve ndaj Rusisë, por ka shtuar se ky qëndrim nuk do të thotë që Beogradi është kundër BE-së.
Nikoliq ka shfrytëzuar këtë takim për të përsëritur qëndrimin e tij se asnjë qeveri në Beorgad nuk do ta pranojë kurrë Kosovën. Bile, ai i ka thënë Lavrovit që, në rast se dikush në Serbi habitet dhe e bën një gjë të tillë, Moska nuk duhet ta përkrahë.
“Ne do të vazhdojmë të negociojmë me Prishtinën, pasi asgjë nuk mund të arrihet me konflikt”, ka thënë ai. “Dhe ju nuk duhet të na mbështetni nëse ndonjëherë ju nervozojmë.