Në këto foto të satelitëve të NASA-s mund të shihet shtresa e borës në Kosovë përgjatë dhjetë viteve të fundit në dhjetëditëshet e fundit të muajit dhjetor.
Mungojnë vitet 2007 dhe 2011, për shkaqe teknike në serverët e NASA-s. Nga këto foto vërejmë se më 22.12.2005 dhe 21.12.2009 ka pasur shtresa të borës që kanë mbuluar tërësisht Kosovën dhe rajonin. Një pjesë e madhe e vendit, pos Dukagjinit, ka qenë e mbuluar me borë edhe vitin e kaluar më 27.12.2014. Poashtu vërehet që shtresa e borës, sivjet është dukshëm më pak e shtrirë edhe përgjatë viseve malore, madje më pak edhe se vitin e kaluar më 24.12.2014, raporton Gazeta Express
Natyrisht, në foton e sotme, vërehen shtresat e mjegullës që kanë mbuluar viset e ulëta të vendit, Dukagjinin, rrafshin e Kosovës, Anamoravën dhe luginën e Ibrit në veri të vendit.










