Për të promovuar parkingun e ri të Tiranës, të ndërtuar në sheshin “Italia”, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar aty me makinën e tij. Fotot më pas i ka postuar në rrjetin social Facebook. Nga fotot shihet se ai mban një makinë të tipit Toyota Prius +, edhe pse më herët është përfolur për Audi Q7. Por sa kushton kjo makinë?
Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se cmimi shkon rreth 27 mijë paund. Nuk dihet nëse Veliaj e ka blerë të re këtë makinë apo mos ndoshta ajo nuk është as e tij, por për shkak se është një model miqësor me mjedisin, e ka marrë thjesht sa për foto, në mënyrë që të promovojë parkingun./Lapsi.al/
