Të gjithë ne kemi pyetur së paku një herë në jetë se sa duhet të zgjasë një raport seksual, për të qenë i kënaqshëm?
Nëse e shikojmë një film porno, aty nuk mjafton një orë. Mirëpo, e dimë të gjithë se maratona në seks nuk pëlqehet dhe nuk është e nevojshme.
Për ta nxjerrë një përfundim, ka menduar ‘Society for Sex Therapy and Reserch’ nga Washingtoni, që e ka bërë një studim në mes 50 specialistëve të këtij sektori, duke i publikuar rezultatet në revistën shkencore ‘Journal of Sexual Medicine.
Akti seksual ideal duhet të zgjasë 7-13 minuta
Në bazë të këtyre studimeve, është nxjerrë përfundimi se një akt seksual i kënaqshëm duke të zgjasë prej 7 deri në 13 minuta. Pra, nuk duhet ta teproni.
Nëse kalohet kjo kohë, për shembull, mund të lind rreziku të mërziteni, sepse koha e gjatë mund të bëjë që të humb vëmendja dhe koncentrimi, duke i lënë vend preokupimeve dhe mendimeve të jetës së përditshme.
Vetëm dy minuta, një zhgënjim i madh
Seksi që zgjat vetëm di minuta, është e qartë se mund të ndodh, por ai nuk është aspak i kënaqshëm për çiftin. Objektivisht, 120 sekonda janë vërtetë pak dhe lënë shije të zhgënjimit.
Ne duhet të angazhohemi më shumë, me kusht që të mos ketë problematika, siç është derdhja e parakohshme. Në këtë rast, do të shkonim më shumë se dy minuta…