Lajmet e fundit

Sa pagoi Rama për tu ulur në reshtin e parë në ndeshjen e NBA?

Ndonëse zyra e kryeministrit e quajti vizitën e Ramës në SHBA vizitë familjare, kreu i qeverisë ka gjetur pak kohë të lirë edhe për të ndjekur një ndeshje të NBA-së amerikane.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, fotot dhe videot që tregonin kryeministrin Edi Rama të ulur në rreshtin e parë të sadiumit ‘American Airlines Arena’ , kanë qarkulluar përgjatë gjithë ditës në mediat shqiptare.

Një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm është pikërisht vendi që Rama kishte zgjedhur për të ndjekur ndeshjen mes Indiana Pacers dhe Miami Heat, dy skuadra të fuqishme në kampionatin amerikan të basketbollit, transmeton Newsbomb.al.
Row ‘AA’ apo rreshti ‘AA’ nëse do e përkthenim në shqip, është vendi ku Rama siç shihet nga fotot qëndron i ulur. Por sa kushton një biletë për këtë pozicion në stadium, sidomos në rastet kur ndeshen dy skuadra si Indiana dhe Miami. Shifra është absolutisht e çmendur.
Se sa ka paguar kryeministri shqiptar për dy biletat është vështirë që ta themi, por ajo që mund të bëjmë është të shohim çmimet për ndeshjet pasardhëse.
Një faqe online që shërben për pronotimin e biletave na tregon se më datë 22 shkurt, kur këto skuadra do të ndeshen sërish në të njejtin stadiumit, Rama do të paguante për 1 biletë (në rast se do të udhëtonte sërish drejt SHBA-së)  2231 dollarë dhe nëse shoqërohej sërish nga bashkëshortja e tij, atëherë çmimi do të arrinte në 4462 dollarë, jo pak për një kryeministër të një vendi si Shqipëria.
Sigurisht që ky çmim është i ngjashëm me atë ndeshjes të ndjekur nga Rama, por nëse i ka paguar apo jo 4462 dollarët kryeministri, mbetet për të konfirmuar zyrtarisht./lapsi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.