Gjatë sezonit të verës është ndër këngëtaret më të kërkuara në ahengjet e familjeve shqiptare.
Por punët Shkurte Gashi nuk po i ndal as gjatë vjeshtës duke performuar gjithandej nëpër Europë.
Falë angazhimit të madh, Shkurta sot ka shënuar një rekord personal të shteteve që ka vizituar brenda 24 orëve.
Plot pesë të tillë i ka përshkuar këngëtarja duke nisur nga Maqedonia, për të vazhduar në Kosovë, Gjermani, Danimarkë e Suedi ku do të jetë sonte bashkë me Medën dhe Afrim Muqiqin në një mbrëmje muzikore.
Ndryshe, Prive raportoi javën e kaluar se nga Shkurta dhe Flori Mumajesi pritet së shpejti një projekt i ri.