Geci thotë se emrin e tretë që e kishte propozuar të ishte përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, ishte Rexhep Qosja.
Ai flet edhe për mënyrën se si u bë Hashim Thaçi udhëheqës politik i UÇK-së.
Ai thotë se Shtabi i Përgjithshëm e zgjodhi Hashim Thaçin si përfaqësues politik i UÇK-së.
Geci nuk ishte frikuar asnjëherë që Thaçi do të nënshkruante diçka kundër popullit të Kosovës.
Sipas tij, ai nuk i përket asnjë partie politike.
Shprehet se i pëlqejnë idealet e Lëvizjes Vetëvendosje, por thotë se ato janë të pa arritshme. Ai flet edhe për sulmin e djemve të tij ndaj selisë së Vetëvendosjes.