Lajmet e fundit

Sadiku: Nukk kemi pas afera këtë vit

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së u debatua për gjendjen në shëndetësi. Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë, tha se ministria e udhëhequr nga koalicioni LDK-PDK, nuk ka pasur skandale sikur qeveritë e kaluara.

Ai tha se klinikën e Kardiokirurgjisë e kanë funksionalizuar dhe po punon efektshëm tashmë.

Ndërkaq, Gani Abazi, njohës i politikave shëndetësore, i ftuar në emision, tha se shëndetësia në Kosovë ka shumë probleme, duke filluar nga mungesa e sigurimeve, e financave, nuk ka monitorim të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

“Shumë shërbime mungojnë. Flitet për decentralizim e kjo nuk bëhet. Nuk ka thithje të fondeve nga organizatat ndërkombëtare dhe korrupsioni shumë i madh janë pengesë për zhvillimin e shëndetësisë”, ka thënë Abazi.

Kurse zëvendësministri Sadiku tha se ministria është munduar të jetë transparente, e hapur ndaj mediave dhe institucioneve ndjekëse

“Çdo ditë e kemi policinë duke hetuar eventualisht ndonjë keqpërdorim në Ministri të Shëndetësisë”, theksoi Sadiku.

Abazi tha se veç problemeve të sipërpërmendura, në Kosovë ka problem edhe me falsifikimin e barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.