Lajmet e fundit
Sadri Ramabaja: Gjithçka mund të pritet nga një ish- ministër i Rrahman Morinës

Sadri Ramabaja: Gjithçka mund të pritet nga një ish- ministër i Rrahman Morinës

Ja shënimi i plotë i tij:

Kur në skenën politike riciklohet ish ministri i Rrahman Morinës, madje duke e katapultuar në postin e kryeministrit (!), është fare e pritshme të përjetojmë edhe frymën makiaveliste të asaj kohe.
Brezi që e ka të freskët atë periudhë, e kujton me dhimbje gatishmërinë e sakrificës së minatorëve të Trepçës për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej nga Kosova në prag të ndryshimeve kushtetuese (1988/89), por edhe manipulimin e turpshëm me minatorët nga ana e ish shefit të IM.
Deklarata e sotme e IM në raport me kërkesat e opozitës, është një lloj
Déjà vu e qëndrimeve politike të viteve të ’80-ta. Ai, duket se është i gatshëm ta rikthejë atë frymë millosheviqiane, madje në fomrën më makabre dhe më të turpshme, duke ngulur këmbë të jetë tutje në shërbim të politikave antishqiptare që prodhuan Zajednicën serbe!
Latinët nuk thoshin kot: Kush nuk e mëson historinë, është i destinuar ta përsërisë atë.
“…Uragani i kundërveprimit po fillon. Ky uragan në shpërthim hetohet e vërehet kudo, në reagimet publike, në biseda private dhe sidomos në rrjetin social të komunikimit…”

Leave a Reply

Your email address will not be published.