Opozita e bashkuar në Pejë, AAK, VV e NISMA, në vazhdën e përgatitijeve për protestën e 17 shkurtit, në Hotel “Dukagjini’, zhvilluan takim me strukturat e nëndegëve partiake. Ali Berisha e Ardian Gjini nga niveli qëndror i AAK-së dhe Fatmire Kollçaku e Bojken Abazi nga niveli qëndror i VV-së, bënë thirrje tek të pranishmit që masovikisht ti përgjigjen protestës së opozitës me pjesëmarrje në Prishtinë me datën 17 shkurt. Si një nga nikoqirët e takimit të sotëm, kryetari i AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, në fjalën e tij ka shprehur bindjen e plotë se Peja do ti përgjigjet masovikisht thirrjes për protestë në Prishtinë. “Peja e di më së miri dhe e di para Kosovës, se çfarë do të thotë kur LDK e PDK qeverisin bashkë. Është kjo formula që pos që ka falur tokë, ka nënshkruar instalimin e Serbisë në Kosovë, poashtu ka shkatërruar dhe kapur çdo segment të jetës. Popullata e Pejës e ka të qartë se këta tashmë kanë kapur edhe partitë e veta, në Pejë. Ju i dini në çfarë situate të rëndë e kanë sjellë edhe LDK-në në Pejë, njerëz të cilët sot e përfaqësojnë në komunë. Andaj populli këto i sheh çdo ditë, i sheh më mirë se edhe vet ne si politikë, si opozitë. Gjëra të rënda po ndodhin edhe në nivel qëndror. E kanë fut shtetin në pazar të jashtëm me demarkacionin dhe asociacionin dhe tashmë e kanë futur edhe në pazar të brendshëm me çështjen e presidentit. Andaj me 17 shkurt, Peja fuqishëm do ti thotë Po, protestës në Prishtinë”.-deklaroi për gazetën Naim Sahiti – Kryetar i degës së AAK-së në Pejë. /kosovanews/