Lajmet e fundit

Sahiti : Peja vazhdon të anashkalohet edhe nga buxheti i vitit 2016 !!!

Naim Sahiti , Kryetari nga Dega e AAK’së në Pejë, ka reaguar ndaj anashkalimit të buxhetore për vitin 2016, e që sipas ti është lënë anash .

Në reagimin të cilin e ka postuar në facebook vet kryetari i kësaj dege, Naim Sahiti thotë se Peja vazhdon të anashkalohet edhe nga buxheti i vitit 2016

Ky është reagimi nga  Naim Sahiti : 

Peja vazhdon të anashkalohet edhe nga buxheti i vitit 2016 !!!

Buxheti i vitit 2016 që tashmë është i miratuar përseri ka harruar njëren nga Komunat që padyshim kontribon më së shumti për këtë buxhet Pejën. Mungojnë projektet e rëndësishme që mund të sjellin zhvillim Komunës së Pejës e cila gjithnjë e më shumë po shëndrohet në vend periferik. Rruga Pejë- Prishtinë e nisur që 8 vite jo që nuk do të përfundojë por në vitin 2016 nuk është planifikuar asnjë cent dhe do të punohet vetëm sa për të thënë që po punohet me mjetet e bartura nga viti 2015. Pdushim se është mirë kudo që investohet por askush nuk duhet të harrohet.Qeveria e Kosovës dje nënshkrojë marrjen e një kredi prej 29 milion eurove për rehabilitimine rrugëve: nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km). Të gjitha këto rrugë së bashku nuk e kanë rëndësinë e rrugës Prishtinë –Pejë që lidhë apo që është e shfytëzuar edhe nga banorët e Komunave të Gjakovës, Deçanit, Klinës e Istogut. Një zotim tjetër i Qeverisë për investim në shumë prej 122 milion për modernizimin e hekurudhave të Kosovës që do të nis nga viti 2016. Kjo shumë është nga grandi i BE edhe nga kreditë që ka marër Qeveria e Kosovës dhe nga tërë kjo shumë nuk është paraparë së paku blerja e dy –tre vagonëve për njëren nga linjat kryesore të Hekurudhës Prishtinë –Pejë por e gjithë kjo shumë do të investohet në vijën Hani I Elezit – Mitrovicë. dhe Nuk është paraparë asnjë intervenim në rregullimin e rrugëve që lidhin Pejën me shtet tjera e as investime në peridhën e ardhshme 3 vjeçare për lidhjen eventuale me shtet tjera as me rrugë e as me Hekurudhë. Investimet në lidhjen e Pejës me shtetet tjera sigurisht se nuk janë vetëm investim për Pejën por për tërë Kosovën ngase kjo do të siguronte lidhjen e vendit tonë në autostradat e rëndsishme rajonale. Për vitin 2016 njejtë do të jetë edhe me investime kapitale direkte nga buxheti i Kosovës për Komunën e Pejës. Të shqetësuar me përformancën e dobët të qeverisjes komunale LDK-PDK të cilët investimet prej 5.5 milion eurove nga buxheti i Komunës sa ishin në vitin 2013 i zbritën në 4.1 milion euro, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete në disa projekte dhe shuma e ndarë për këto projekte veç e veç janë simbolike dhe mjaftojnë vetëm sa për të nisur këto projekte e me qëllim të mashtrimit se diçka po punohet. Megjithatë shuma e ndarë për investime në Pejë në Infrastrukturë dhe objekte arsimore, kulturore e sportive është 1.8 milion që është më pak se 0.05% e buxhetit të Kosovës prej më shumë se 381 milion eurove. Nëse ekziston mungesa e projekteve të rëndsishme shtetërore që po anashkalojnë Pejën, së paku në investime direkte kjo shumë është dashur të jetë së paku 1% e buxhetit që investohet në Kosovë por siç shihet edhe kjo Qeveri po vazhdon ta anashkalon Pejën e cila jep shumë e merrë pak nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.