Deputeti i LDK’s, Adem Salihaj, ishte i ftuemi i parë në emisionin Rrokum Roll, të Televizionit Rrokum.
“Koalicioni ka punue nji periudhe shume te shkurte dhe s’kane pase mundesi me i heq te gjitha pengesat per kete proces”, tha Saliahj per lajmin se Keshilli Europian ka raport negativ per liberalizimin e vizave per Kosoven.
E reagimin e zotni Thacit, Salihaj e vleresoi si reagim te momentit.
Salihaj edhe njihere e theksoi se ka qene kunder koalicionit me PDK’n. “Une nuk besoj qe mundemi me ba diçka serioze”, tha Salihaj, tue thane se bartes te korrupsionit e krimit te organizuem jane struktura e PDK’s.
“Ata qe e kane ba, nuk munden me heqe kete”, tha ai.
Ndersa per kerkesen e disa deputeteve per shkarkimin e Ministrit te Shendetesise, Salihaj nder tjera tha se kjo asht ba per interes te mjeteve e jo per probleme ne menaxhimin e buxhetit nga ministri.
I pyetun se a ka me pase ndryshime ne koalicion, Salihaj tha se jane veç spekulime.
Salihaj tue diskutue per procesin e liberalizimit te vizave, e arsyetoi kryeministrin tue thane se “kryeministri bile s’ka caktue date, vit ose muej, derisa te tjeret e kane ba”.
Arsyeja pse nderkombetaret e dojne kete koalicion, simbas Salihajt, asht veç Gjykata Speciale.
“Asnji prej tyne s’asht arrestue per mendim ose qendrim”, tha Salihaj, tue diskutue per arrestimin e deputeteve te opozites.
“Te supozojme se kauza e opozites asht e drejte, asnjana prej tyne s’asht ne fuqi, njana asht dergue ne rishikim, e duhet me u rishikue per me kuptue a asht mire. Mendimi im asht se Thaçi si President s’i ban mire Kosoves, sepse vazhdon me mbete krimi i organizuem ne vend, dhe nuk e them se nuk kam inate personale”, e spjegoi edhe njiherë qendrimin e tij zotni Salihaj.
https://www.youtube.com/watch?v=4sdV7uCd6ZQ