Lajmet e fundit

Sami Kurteshi: Polici pyeti për Albinin dhe tha se do ta vrasë

Sami  Kurteshi, anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendsoje gjatë një konference për shtyp ka thënë se veprimet e policisë me 28 nentor kanë  qenë të  planifikuara kunder opozites si dhe një vazhdimësi e qasjes kunder opozitës.

Ndërkaq deklaratat e zëdhënësit  të Qeverisë nëjherit ministrit të Punës dhe Mirëqënies Sociale Arban Abrashir në të cilin  i kishte krahasuar metodat e përdoruara nga Lëvizja Vetëvendosjeme metodat ISIS-it, i ka quajtur skandaloze.

“Deklaratat e Abrashit jane skandal dhe kërkojmë dorëheqjen e tij” tha ai, njofton Klan Kosova.

Kurtesi ka shtuar se hyrja e policisë në selinë e Vetëvendosjes ishte e jashtëligjshme.

“S`ka pasur vendim të Gjykatës. Konfiskimi i të gjitha gjërave në Vetëvendosje është bërë pa dëshmitar”

“Policia ka qenë  e dhunshme ndaj aktivistëve, i kanë rrahur”

“Një polic është dëgjuar duke thirrur ku është Albini do ta vras atë qen, derisa i ka rrahur  aktivistet tjerë” ka theksuar Kurteshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.