Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim të martën që Sami Lushtaku të transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës, ka njoftuar zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.
Vendimi është marrë pas një seance që ka përfunduar pak para mesnatës.
Sami Lushtaku është dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte. Ai dje pasdite u arrestua në Prishtinë, pak kohë pasi ishte sjellë në QKUK për trajtim. Lushtaku u kishte humbur gardianëve që e kishin sjellë aty, por policia e EULEX-it që po vëzhgonte lëvizjet e tij tash e disa muaj, e kapi jashtë ambienteve spitalore.
Edhe më herët është raportuar se Lushtaku, ndonëse nën regjimin e të burgosurit, shpesh është gjetur jashtë ambienteve të burgut.