Lajmet e fundit

Sami Lushtaku në burg e Skenderaj pa kryetar në detyrë!

Arbenita Marmullaku Botapress 13 janar – Prej se ka marrë mandatin e tretë si kryetar komune, Sami Lushtaku më shumë ka qëndruar në burg se sa në vendin e tij të punës.

 

Komuna e Skenderajt tash e dy vjet nuk ka kryetar aktiv që ushtron detyrën e tij si i zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2014.  Sami Lushtaku  nga mbajtja në paraburgim, më 3 dhjetor të vitit 2014 bëri betimin si kreytar komune dhe vazhdoi prapë jetën e tij prapa grilave të burgut.

Sipas Ligji për vetëqeverisje lokale  Nr. 03/L-040, Nenit 56, Pika 56.3 shkronja e rregullon mandatin e kryetarit të komunës. Sipas këti Neni mandate i kryetarit përfundon …

  1. e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye;
  2. f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj;
  3. g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; dhe h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër.

Edhe pse me këto rrgullativa është përcaktuar mënyra kur mund të shkarkohet kryetari i komunës, praprë se prapë te rasti i kryetarit të Komunës së Skenderajt ka një “arsyetim” banal, siç është mungesa e tij në punë “me arsye”!’

Duket se ky formulim juridik i këtij ligji, pra mungesa “me arsye” sepse Sami Lushtaku gjendet në burg, po e shpëton nga humbja e postit të kryetarit të komunës.

Botapress, është interesuar për gjendjen e komunes së Skenderajt, duke kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani dhe Zyrtarin e informimit të komunës së Skenderajt Hajriz Koci.

I pyetur se si menaxhohet Komuna me kryetarin tuaj në burg Hajriz Koci, zyrtar  informimit, tha për Botapress se ” Komuna e Skenderajt eshte duke funksionuar shume mirë, me gjithë hendikepin për shkak të mungesës së kryetarit Sami Lushtaku ”duke na sugjeruar që ta lexojme ligjin për vetëqeverise lokale.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani nuk deshti të përgjigjej në pyetjen se cili eshte statusi i Kryetarit te Skenderaj dhe sa do të zgjat kjo komune pa Kryetar? Ai na adresoi t’I drjetohemi zyrtares për informim Lumnije Demi e cila poashtu nuk e pa të arsyeshmë të na japë një përgjigje.

Në ndërkohë, Sami Lushtaku vazhdon të marrë pagën edhe pse nuk e ushtron detyrën e të parit të komunës.

Ndersa burime te Botapressit në kushte anonimiteti bëjnë të ditur se PDK ka menduar që në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme në Skenderja për kryetar të Komunës t’i propozojë kandidatët, Hamit Fazliun I cili ka një përvojë mjaftë të madhe në qeverisje lokale dhe Rafet Rama. Pra këta janë më të përfolurit për kandidat të kryetarit te Komunes së Skenderajt në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme në Skenderaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.