Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ishte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tri ditë rresht. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda QKUK-së. Sipas këtyre burimeve, Lushtaku kishte ardhur në qendrën e shëndetësisë terciare, për shkak se kishte probleme shëndetësore.
“Lushtaku kishte probleme shëndetësore. Nga e hëna deri të mërkurën ishte në QKUK. Mbrëmë është kthyer në burg, derisa ishte paraparë që edhe sot të kthehet sërish për disa analiza, por që nuk ka ardhur”, ka thënë një burim brenda QKUK-së, pa e ditur arsyen pse nuk u sjell ish- komandanti në QKUK.
Para disa kohësh, Sami Lushtaku ishte në QKUK dhe i kishte rezistuar EULEX-it, cka ishte konsideruar si një nga skandalet e drejtësisë në Kosovë./ Gazeta Blic