Në sheshin kryesor të Skenderajt është vendosur portreti i kryetarit të komunës, Sami Lushtakut, i cili për momentin po vuan dënimin me burg, njofton Klan Kosova.
Lushtaku ka zgjedhur vet këtë mënyrë për t’i uruar qytetarët në prag të festave të fundvitit.
Dëshirën e kryetarit për vendosjen e këtij billbordi e konfirmon edhe zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci.
Disa qytetarëve nuk u pëlqeu kjo ide e kryetarit Lushtaku.
Të tjetër thanë se të tilla vendosen vetëm për njerëz të vdekur.
Megjithatë, në Skenderaj ka edhe qytetarë të cilët e kanë mirëpritur këtë formë përshëndetjeje.