Kryeministri turk me një ton sfidues ka deklaruar se ‘Turqia nuk do të gjunjëzohet’ pas sanksioneve ekonomike që i ka vendosur Rusia.
Gjatë një vizite në Baku, në Azerbajxhan, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, edhe njëherë e ka mbrojtur veprimin e Turqisë për ruajtjen e hapësirës ajrore, ndërsa shtoi se Turqia nuk do të kërkoj falje për veprimin e bërë, transmeton Gazeta Blic.
“Askush nuk mund të fajësojë Turqinë dhe se askush nuk mund presë kërkim falje nga ana e Turqisë,” tha ai.
Davutoglu ka këmbëngulur se Turqia nuk ka qenë në dijeni të kombësisë së avionit, ndërsa ka theksuar se Turqia nuk mund të lejojë avionët luftarak të cenojnë territorin e saj.
“Ata që besojnë se sanksionet ekonomike kundër një kombi të nderuar si Turqia mund të gjunjëzojnë atë, e kanë gabim,” tha Davotoglu.