Igumeni i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, ka disa javë që përmes rrjeteve sociale po e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare, UNESCO
Por, tashmë kur gjasat e Kosovës janë shtuar dhe kur Kosova është shumë pranë anëtarësimit në këtë Organizatë, Janjiq në rrjetin social “Twitter” e ka ashpërsuar gjuhën dhe kundërshtimet e tij.
Në njërin nga postimet e tij të fundit Janjic ka shkruar se do të publikoj edhe pankarta me fotografi të sulmeve që i janë bërë Manastirit të Deçanit në të kaluarën, transmeton lajmi.net.
“Ne po planifikojmë që të publikojmë në pllankarta të mëdha të gjitha fotografitë e vandalizmit kosovar në faqet tona të UNESCO-s për të ia rikujtuar vizitorëve se ku po vijnë /demoracia”, ka shkruar Sava në Twiter. /lajmi.net