Ja kjo është letra e plotë e SBASHK-ut drejtuar kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe atij të financave Avdullah Hotit.
I nderuari Kryeministër i Kosovës,z. Isa Mustafa, SBASHK-u gjatë gjithë këtij viti u mund ua që me dialog të zgjidh gjithë çështjet dhe bëri veprime sindikale vetëm kur në vend të dialogut kishim monolog. Kjo qasje e gabuar e Juaja dhe e kabinetit tuaj qeveritar ndaj apeleve e ftesave tona që të ulemi shtruar e të bashkëbisedojmë bëri që të ketë edhe greva në Arsimin Parauniversitar. Në SBASHK menduam se Ju do ta kuptoni se sindikata jonë vepron sipas vullnetit të anëtarësisë dhe atë që e thotë edhe e vë në jetë, por po shohim se nuk doni ta kuptoni se në Kosovë ka organizim sindikal dhe ka sindikata që duan ta kryejnë misionin e tyre në mbrojtjen e kërkesave të anëtarësisë. Kuptojeni se SBASHK-u po mundohet të jetë sindikatë e mirëfilltë dhe për këtë angazhim ka edhe përkrahen e Internacionales Botërore të Arsimit me 31 milionë anëtarë.
I nderuari Kryeministër SBASHK-u në adresat tuaja të mundshme dhe të Ministrave Abrashi, Hoti e Bajrami dërgojë ftesën për një takim pune më 21 shtator. Letra u pub likua edhe në mediet e shkruara e elektronike. Heshtjen e theu vetëm Ministri Bajrami, por jo edhe Ministrat Abrashi e Hoti. Ne jemi duke shkuar nga komuna në komunë dhe po takohemi me punëtorët e arsimit. I nderuari Kryeministër ne jemi zëri i tyre dhe ata po na obligojnë që të angazhohemi me dialog që të zgjidhet përfundimisht çështja e udhëtimit të mësimdhënësve, e tri pagave me rastin e pensionimit të tyre, por edhe më shumë na kanë obliguar që të angazhohemi me të gjitha mundësitë e lejuara lidhur me çështjen e pensioneve sepse nga prilli i këtij viti shumica e të pensionuarve nga sektori i arsimit nuk marrin pensionin aktual të punës, por marrin atë të pleqërisë prej 75 eurosh. Kërkesa e tyre që kjo çështje , nëse nuk zgjidhet me dialog, të mbrohet me të gjitha veprimet e lejuara sindikale, pra edhe me grevën e përgjithshme, është shumë e natyrshme. Kryeministër i nderuar është pikëllues fakti kur miqtë tanë që njohi n mirë historikun krenar të arsimit shqip të viteve 90-99 shprehin habi pse ato vite nuk po pranohen në praktikë si kontributdhënëse, Qeveria jonë dhe veçmas Ministri Abrashi paraqitet se nuk po ndodh asgjë dhe ka muaj të tërë që e lusim për një takim dhe ai nuk qanë kokën për këtë kërkesë tonën.
I nderuari Kryeministër Ju njoftojmë se me të kryer të vizitave nëpër komuna Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të takohet dhe bazuar në atmosferën nëpër shkollat tona, nëse nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe përgjigje për këtë çështje të madhe atëherë me veprime sindikale e me grevë të përgjithshme do ta shprehim reagimin tonë kundër injorimit të gatishmërisë sonë për dialog dhe të injorimit të viteve më të mëdha të arsimit shqip në Kosovë./KosovaPress/