Arnold Schwarzenegger ka hedhur poshtë spekulimet se ai është duke synuar të garojë për postin e Presidentit të SHBA-ve në vitin 2016.
Spekulimet e dala javën e kaluar thanë se ylli i filmave Terminator ishte i paepur t’i rikthehet politikës, dy vite pasi u largua nga posti i Guvernatorit të Kalifornisë, dhe se synonte Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Schwarzenegger ka heshtur thashethemet duke qartësuar gjithçka përmes rrjetit social Twitter.
“I vlerësoj të gjitha komentet, por nuk kam plane të loboj për të ndryshuar kushtetutën”, ka shkruar aktori muskulor në profilin e tij.