Lajmet e fundit
Së shpejti premiera e filmit artistik “Romanca e hidhur”

Së shpejti premiera e filmit artistik “Romanca e hidhur”

Pas një pune intenzive dhe angazhimi të përkushtuar të regjisorit dhe skenaristit Valton Jakupi me stafin e tij të kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Swityerland, si dhe të aktorëve që marrin pjesë në këtë projekt filmik, kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri tek shfaqja e parë e këtij filmi artistik të metrazhit të gjatë. Shfaqjen e parë, apo siç quhet zakonisht me gjuhën artistike premiera, shikuesit do të kenë fatin ta shohin më 2 tetor 2015 në qytetin Bujanoc të Kosovës Lindore. Jo rastësisht regjisori ka zgjodhur Bujanocin, sepse edhe vet vjen pikërisht nga ky regjion, andaj edhe bashkëvendasve të tij në këtë fillimvjeshte të nxehtë po ua dhuron një film artistik, dhe ate të metrazhit të gjatë me nje tem aktuale deri tashe te pa pare.

Bujanoci këto ditë është stolisur gjithandej me pllakata të këtij filmi dhe qyetarët e presin me padurim këtë eveniment të rrallë në qytetin e tyre. Ky film është si një ushqim shpirtëror i mirëseardhur këto ditë në këtë regjion të trazuar shpirtërash, ku njerëzit bien të flenë me pasigurinë e së nesërmes. Nuk dihet kurrë çfarë sjell e nesërmja në mëngjes. Andaj qytetarët i gëzohen tejmase filmit, të paktën për ca momente do harrojnë brengat e ditës.

Regjisori dhe skenaristi i filmit “Romancë e hidhur”, Valton Jakupi, është i njohur për artdashësit e kinematografisë Europiane dhe asaj Shqipetare. Prandaj presin me padurim këtë projekt të tij të radhës. Shto kësaj edhe kërshërinë që emri i Valtonit lidhet edhe me njërin nga projektet më të mëdha në historinë e kinematografisë shqiptare, me filmin “Mbret i mbretërve”, i cili i kushtohet heroit legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, film i cili do xhirohet nga regjisorët me famë ndërkombëtare të Hollywood-it, në mesin e të cilëve do jetë edhe Valton Jakupi  dhe Producentin Valdet Karaja

Premiera e filmit “Romancë e hidhur” në Bujanoc organizohet nga Aktori dhe aktivisti Nagip Taipi. Sipas vullnetit të stafit pjesëmarrës të këtij projekti filmik,të ardhurat nga shfaqja e parë e filmit do t’i dhurohen Zyrës për të Rinj në Bujanoc.

Pas shfaqjes së parë të filmit në Bujanoc, artdashësit e kinematografisë do të kenë rastin ta shohin këtë film artistik në shumë qendra të Evropës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Valtoni ka premtuar se artdashësit do të njoftohen me kohë për itinerarin e shfaqjeve.

Agim Sylejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published.