Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ricaktuar datën kur do të mbahet seanca e kolegjit penal në rastin kundër Natali Velijaj dhe të tjerëve. Seanca do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti, në ora 10:00, në objektin D. të Pallatit të Drejtësisë.
Shqyrtimi i kësaj çështje fillimisht ishte caktuar për datën 26 tetor të këtij viti por kolegji penal nuk kishte arritur të mbaj seancë për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, të parapara në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.