Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të zhvilluar sot, ka marrë vendim që seancën për votimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, ta mbajë të hënën në ora 10:00, njofton Klan Kosova.
Ky vendim i kryesisë vjen pas bllokimeve të vazhdueshme të seancave plenare nga opozita parlamentare në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n.
Gjatë këtij takimi, po ashtu është bërë e ditur se me 17 dhjetor Presidentja Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin e përvjetshëm për të cilin është e obliguar edhe me kushtetutë.