Lajmet e fundit

Seanca vazhdon në sallën alternative, edhe sigurimi shkoni atje

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës e cila është vazhdim i seancës së kaluar do të mbahet në sallën alternative dhe jo në sallën e rregullt të seancave.

Sigurimi i Kuvendit i cili kujdeset për mbarvajtjen e seancave ka lëshuar sallën kryesore dhe është ngjitur në sallën alternative, aty edhe ku kishte përfunduar seanca e kaluar.

Deputetët e opozitës edhe për sot kanë thënë se do të pengojnë mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit. Ata bojkotuan fjalimin vjetor të Presidentes të mbajtur në Kuvend, dhe u kthyen menjëherë në sallën kryesore të Kuvendit, me të përfunduar seanca e presidentes Jahjafa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.