Në procedurë të jashtëzakonshme parlamentare pritet të mbahet zgjedhja e kreut të shtetit, shkruan sot Koha Ditore.
Koha e seancës ende nuk është caktuar, por çështje ligjore që ndërlidhen me mbarëvajtjen e saj, janë duke u studiuar nga Zyra Ligjore e Kuvendit e edhe nga juristë të subjekteve politike në pushtet.
Burime të gazetës të afërta me lidershipin e partive në pushtet, kanë theksuar të mërkurën se sesioni pranveror parlamentar do të hapet me seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
“Brenda dy-tre ditësh, përkatësisht këtë javë, partnerët e koalicionit do të vendosin se si të procedojnë me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Seanca do të thirret vetëm kur të sigurohemi se është kuorumi dhe votat e mjaftueshme për të proceduar me votimin”, ka thënë ky burim.
“Do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Kjo nuk është risi, sepse të gjithë presidentët e pasluftës janë zgjedhur në seanca të jashtëzakonshme”.koha