Lajmet e fundit

Sebastian Kurz nesër në Kosovë

Sebastian KurzMinistri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, nesër do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me liderët institucionalë vendorë.
Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga ambasada e Austrisë në Prishtinë. Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ndodhet në një vizitë disaditore në vendet e Ballkanit. Ai sot viziton Shqipërinë.
Ndërkaq dje ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimeve me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe homologun e tij serb Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar atyre që Serbia të intensifikojë dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, si një nga kushtet për anëtarësimin e saj në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.