Lajmet e fundit

Segmente të gjykatave pengojnë Prokurorinë Speciale (Video)

Prokuroria Speciale kërkon bashkëpunim më të mirë nga ana e Gjykatës, e cila nuk i ka dorëzuar dëshminë për disa lëndë të cilat po i heton Prokuroria e Janevës. Këtë çështje, prokurorja Katica Janeva, i ka komentuar edhe me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan në takimin e fundit të realizuar në Shkup. Megjithatë, Janeva, përmes një komunikate shpreh bindjen se në të ardhmen Gjykata do t’i qaset bashkëpunimit me këtë prokurori, ashtu siç e obligon edhe rregullativa ligjore.

“Në rastin konkret, nuk bëhet djalë vetëm për lëndën “Puç”, i cili është në fazën e seancës kryesore, por nga Gjykata në shqyrtim janë kërkuar edhe lëndët e arkivuara (si për shembull lënda e njohur për opinionin si “ Fushata Zgjedhore”, lënda për vrasjen e Martin Neshkovskit, si dhe lëndët tjera me interes për këtë Prokurori publike), njofton Shenja.

Prandaj, në pajtueshmëri me praktikën e Gjykatës, në kërkesë të prokurorive publike lëndët e tilla kanë qenë të dorëzuara në shqyrtim, që do të thotë se është e dukshme edhe në një nga lëndët në të cilat është kryer shqyrtim. Por, kërkesës së kësaj prokurorie publike, i janë përgjigjur se është i nevojshëm shqyrtimi i dosjeve të lëndëve të jetë i kryer në Gjykatë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Në komunikatë shpjegohen edhe paqartësitë për mënyrën e pranimit dhe arkivimit të materialeve të përgjuara, të dorëzuara nga LSDM-ja.

“Qartësojme se bëhet fjalë për materiale të dorëzuara me kërkesë të Prokurorit publik, përmbajtja e të cilave është me karakter sensitiv, dhe si e tillë i nënshtrohet kontrolleve shtesë, klasifikimit dhe trajtimit, ndërsa duke pasur parasysh rregullativat ligjore me të cilat rregullohet klasifikimi i informatave për mbrojtje të privatësisë. Prandaj, në këtë moment nuk kemi mundësi të informojmë për më tepër të dhëna për materialet e pranuara.”- thuhet më tej në komunikatë.

Megjithatë, Janeva siguron se opinioni do të jetë i informuar për të gjitha detajet e lidhura me materialet e pranuara, në momentin kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për një gjë të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=QeQ5ccd0fyQ

Leave a Reply

Your email address will not be published.