Në manifestimin e nesërm të organizuar nga Opozita kosovare populli i Kosovës do të tregojë se është kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, ka thënë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai tha se për manifestimin e nesër tashmë “gjithçka është gati”.
“Do të jetë manifestim që i ka hije Ditës së Flamurit. Në këtë ditë ka filluar gjithçka, prandaj ne këtë manifestim e shohim si rinisje të Republikës së Kosovës”, tha Sejdiu
“Ne jemi gati”, pohoi ai.
Ai e tha edhe një herë atë që Opozita tash e sa kohë e ka ripërsëritur se “ky është manifestim paqësor”.
“Do të dal bashkë me familjen time”, tha Sejdiu, sepse “Republikë pa popull nuk ka”.
Sejdiu tha, po ashtu se Qeveria ka përdorur taktika të ndryshme për të tentuar që të zbeha manifestimin Opozitës.
“Kur u pa që stërzgjatja e vikendit – pra dhënia e të premtes ditë pushimi nuk funksionon, u përdor diçka tjetër. Logjika e frikësimit në Kosovë ka kohë që funksionin”.
“Më 28 nëntor duhet të shënojmë edhe një herë që populli është sovrani dhe Republika është Populli”.