Lajmet e fundit

Sejdiu: LDK-ja mbante një barrë të rëndë të proceseve që po kalonte Kosova

Fatmir Sejdiu, ish president i Kosovës, njëherësh edhe ish-kryetar i Lidhjes Demokratike ka thënë se data e 23 dhjetorit 1989 do të mbetet datë e rëndësishme jo vetëm për LDK-në, por edhe Kosovën.

Sipas Sejdiut, kjo datë kishte të bënte me themelimin e një partie që do të mbante një barrë të rëndë, të proceseve, jo vetëm të paraluftës.

“Ajo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e pluralizmit politik në rrethanat që ishte Kosova, duke pasur parasysh punën e saj në disa rrafshe të rëndësishme. LDK dhe mekanizmat e instaluar do të bënin një luftë diplomatike në planin ndërkombëtar”, ka thënë Sejdiu në emisonin Info-Box të RTV Dukagjinit.

Sipas tij, LDK ishte një parti që në gjirin e vetë kishte 700 mijë anëtarë – numër ky i cili sipas tij flet për një grabitim të madh të njerëzve.

Sejdiu ka folur edhe me vështirësitë që është ballafaquar kjo parti që nga themelimi, sidomos nga presionet që vinin nga Serbia, përcjell Telegrafi.

“Nuk janë të rralla rastet kur veprimtarë të LDK jo që janë burgosur por edhe janë likuiduar dhe njerëzit nuk janë trembur asnjëherë”, ka thënë më tej ish-presidenti Sejdiu.

Po sipas Fatmir Sejdiut, gjatë kohës së paraluftës, janë organizuar procese të rëndësishme, si ai i referendumit për pavarësi.

“U bë organizimi i procesit zgjedhor të majit të 1992, prej nga doli një strukturë plurale e Parlamentit – edhe pse ai nuk u mblodh asnjëherë – si dhe zgjedhja e Presidentit të vendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.