Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar se kryetari i degës i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, po shpifë dhe po flet dokrra, njofton Klan Kosova.
Sejdiu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se akuzat e Çelajt karshi Lëvizjes Vetëvendosje janë të pa baza dhe ai nuk po e kupton përgjegjësinë që i takon si njeri publik.
“Është për keqardhje se si një zëvendësministër i Drejtësisë flet dokrra pa asnjë hezitim, ky ose nuk po e kupton që ka përgjegjësi si njeriu i dytë në Qeveri për drejtësi ose po mendon që është në teatër e skena lejon këso monologjesh”, shkruan Sejdiu.
Ky është shkrimi i plotë i Dardan Sejdiut:
Po e shoh që Liraku, një djalë Prishtine, pas shpifjeve që bëri para disa javëve ne Interaktiv për nënën time të penzionuar qe dy vite, paska filluar të shpif edhe për mua.
Është për keqardhje se si nje zv.Minister i Drejtësisë flet dokrra pa asnjë hezitim, ky ose nuk po e kupton që ka përgjegjësi si njeriu i dytë në qeveri për drejtësi ose po mendon që është në teater e skena lejon këso monologje.
Sa për informim të të gjithëve, Liburn Aliu është një hero i Prishtinës, e udhëtimi në Taiwan ka qenë për modernizimin e ndriçimit publik dhe me ftesë të Qeverisë së Taiwan-it.
Për fund fare më duhet të pranoj që në një nivel e kuptoj Lirakun. Bashkëpartiaket e Lirakut këto 15 vite nuk kanë humbur asnjë mundësi që të zhvasin në çdo tender, e tash ky edhe mendon se ashtu duhet, por ja që njeriu kur ngutet, …!